Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës

    Insajderi
    04 September 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj të përfshirë në sipërmarrje në fushën e turizmit në qytetin e Sarandës, është ndalur tek situata në plazhet e jugut, me theks të veçantë tek Ksamilit.

    Ai e cilësoi këtë zonë si një “plazh të dhunuar”, duke vënë në dukje problematika që lidhen me menaxhimin, dendësinë dhe çmimet e vendosura nga operatorët privatë.

    “Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë,” -u shpreh Rama.

    Sipas tij, çmimet e larta për shërbime që nuk justifikohen me cilësinë, si dhe mungesa e hapësirës së lirë në bregdet, po ndikojnë negativisht në përvojën e turistëve dhe imazhin e vendit si destinacion turistik.

    “Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmime të cilat vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptarë,” – shtoi ai.

    Kryeministri theksoi nevojën për rishikimin e mënyrës së shfrytëzimit të vijës bregdetare dhe për ndërhyrje që synojnë rikthimin e një ekuilibri mes interesit publik dhe veprimtarisë private./Euronews/.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark