Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës

    Insajderi
    03 July 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste.

    Mësohet se Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllur

    Ende nuk dihet nëse ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik, raporton TV Klan.

    Pritet të mësohen më shumë detaje mbi vizitën e papritur të kreut të qeverisë në Vlorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark