
Gjatë takimit i pari i Prishtinës tha se në bisedë me ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kishte dëgjuar kritikat miqësore në të mirë të Kosovës.
“Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.
Në anën tjetër kryeministri Rama tha se kryetarit Ahmeti vetëm i ka shprehur disa opinione miqësore, dhe jo kritika.
“Ishte mikpritje vëllazërore. Nuk pata kritika por shpreha disa opinione miqësore dhe pata kënaqësinë ta vizitoj në zyre në komunë”, tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama po qëndron në Kosovë pasi që ka ardhur si i ftuar në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi.