Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën për Siguri që po mbahet në Beograd, ka thënë se çështja e Kosovës është pika kryesore që ndan Shqipërinë dhe Serbinë.
“Jetojmë në një botë ku shumë gjëra janë të ndërlidhura dhe nuk e kemi luksin që të mos flasim për njëri tjetrin, ramë apo nuk ramë dakord. Kosova është pika ku me Serbinë nuk biem dakord fare” ka thënë Rama.
Serbia duhet ta njohë Kosovën, për një të mirë të përgjithshme.
“Pikëpamja ime është se sa më shpejtë që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Që të dy liderët nga Prishtina dhe Beogradi, duhet të lëvdohen nga dialogu”, ka thënë ndër tjera kryeministri Rama.
Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i është drejtuar Ramës duke i thënë se “ju e njihni Kosovën si shtet i pavarur, ndërsa ne jo, këtu kemi qëndrime të ndryshme”.
Ndërsa për çështjen e Trepcës ka thënë se kjo nuk diskutohet në Serbi. Ndërsa për arrestimin e Nehat Thaqit, ka thënë se nuk ka dyshuar për këtë rast.
Gjithashtu, Rama ka folur edhe për Trepça, duke thënë se ajo është një minierë që i takon qytetarëve të Kosovës.
Ndër tjerash ai ka shtuar se edhe listat të cilat i ka Serbia.
“Duhet të pastrohen dhe mos të ndalohen njerëzit në kufi, për të ecur përpara”, ka thënë Rama duke e komentuar rastin e Arrestimit të Nehat Thaqit.
“Qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të ndjekin rrugën e francezëve dhe gjermanëve”, ka shtuar ai./Insajderi.com