Rama, Kurtit: Po qe për vëzhgues, ti nga Prishtina vëzhgon edhe Kinën e lërë më Ohrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama, Kurtit: Po qe për vëzhgues, ti nga Prishtina vëzhgon edhe Kinën e lërë më Ohrin

    Insajderi
    20 June 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët lidhur me atë se a do e mendonte vetën në rolin e vëzhguesit për projektin e njohur si “Ballkani i Hapur”.

    Kurti në përgjigjen e tij ai e ka shmangur dhënien e përgjigjes duke thënë se ska qenë pjesëmarrës. E pas deklaratës së Kurtit ka reaguar Rama duke thënë se ai nga Prishtina e vëzhgon edhe Kinën e lërë më Ohrin.

    “Unë po të isha në Ohër për vëzhgim do të kishte kuptim të përgjigjesha, ndërkohë këtu nga Prishtina pas mbledhjes sot nuk më mbetet tjetër veç t’ju përshëndes me shprehjen Porti i Ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës e hekurudha në mes”, i menjëhershëm qe reagimi i Ramës se “Po qe për vëzhgues ky vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën e lërë më Ohrin”.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark