I pari i kryeqytetit, Përparim Rama është parë gjatë ditës në terren, kjo pasi nga nesër fillojnë punime të reja rrugore.
Në një përgjigjie të shkurtër për Insajderin, Rama deklaroi se vizita në terren sot ka për qëllim vëzhgimin e rrugës ”Agim Ramadani” ku do të fillojnë punimet nga nesër (24.04.2022), dhe kjo rrugë do të jetë njëkahëshe.
Kujtojmë se kryetari i Prishtinës gjatë garës zgjedhore thirrej për ndërhyrje në aspektin infrastrukturor dhe punimet që ‘janë ‘në të mirën e qytetarëve’.