Rama merr vendim që këtë rrugë njëdrejtimëshe ta bëjë tani dykahëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama merr vendim që këtë rrugë njëdrejtimëshe ta bëjë tani dykahëshe

    Insajderi
    20 February 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës kë marrë vendim që një rrugë njëdrejtimëshe në Dardani ta bëjë dykahëshe.

    “Kryeqyteti ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen Dardania për të lehtësuar lëvizjen në këtë zonë. Rruga që ka qenë njëkahore nga kryqëzimi në rrugën Sali Çeku deri te rruga Ymer Elshani do të bëhet dykahore.

    Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën Isë Boletini, në drejtim të rrugës 28 Nëntori, deri te kryqëzimi me rrugën Sali Çeku, që lidhet me rrugën Ilaz Kodra dhe përfundon te rruga Ymer Elshani. Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark