Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është një absurditet.
“Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së”, ka shkruar Rama në Tëitter, raporton Insajderi.
Ramush Haradinaj është arrestuar dje nga policia franceze në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ai ndodhet në ndalim në një burg të Francës. Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni./Insajderi.com