Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka shpërndarë familjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahu.
Rama tha se në këtë ditë përkujtimore, ne nuk i kujtojmë vetëm si të rënë, por si të pavdekshëm, sepse vepra dhe ideali i tyre jetojnë në çdo brez që rritet me frymën e tyre.
I pari i kryeqytetit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë: Në emër të Kryeqytetit, me krenari kemi ndarë mirënjohje për familjet e tyre për veprën e të bijëve. Me trimërinë e tyre, ata luftuan shtypjen dhe padrejtësinë, duke e shkruar me gjakun e tyre kapitullin më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.