Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Kosovë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ai u prit nga presidentja Vjosa Osmani, por një takim i tillë nuk pritet të ndodhë me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Kurti shihet se sot e ka agjendën tejet të ngjeshur, takime, vizita e seanca solemne, por askund nuk figuron ndonjë takim me kryeministrin shqiptar.
Për më tepër agjendën e Kurtit e gjeni si më poshtë:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 10.6.2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’ -VENDI: AShAK -KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair. – VENDI: Kuvendi i Kosovës – KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. – VENDI: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. – VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit- KOHA: 16:00
Para pak ditësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar se krisja kryesore me Ramën ka ndodhur për shkak të qëndrimeve ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.