Kryeministri Edi Rama nga Hungaria para mediave u shpreh se rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën, shkruan Insajderi.
Rama madje tha se NATO u forcua gjatë qeverisjes së Trumpit.
“Përvoja më thotë që kur ishte President dhe të gjithë thonin që NATO do bëhet më e dobët. NATO u bë më e fortë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do i shërbejë për mirë Evropës. Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA ta shohim si një gjë kundër, përkundrazi. Nuk më takon mua të mendojë për gjithë gjërat e mëdha. Për Shqipërinë asgjë nuk ndryshon”, tha ai.
Rama po qëndron në Hungari për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian ku liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë.
Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.