×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Nga nesër marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve shëndetësor të Kosovës

    Insajderi
    25 March 2021 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama me ardhjen e dozave të para të vaksinës kineze këtë të enjte në Shqipëri ka bërë sërish thirrje për vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha në Kosovë.

    “Brenda pranverës së ardhshme ne duam që të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme pasi foshnjat nuk vaksinohen. Ne duam që të gjithë së bashku të mbyllim këtë luftë”.

    Ai theksoi para gazetarëve se në Kosovë janë gjithsej 11 mijë punonjës shëndetësorë dhe Shqipëria është gati t’i ndihmojë në këtë drejtim.

    “Ne sot kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës që ne jemi gati menjëherë që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë”.

    “Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë”, ka thënë më tej Rama.

    Kosova është vendi i vetëm në Evropë, që nuk ka siguruar ende asnjë dozë vaksinash kundër Covid-19.

    Në javën e kaluar, në qytetin e Kukësit 500 punonjës shëndetësorë të Kosovës morën vaksinat si dhuratë nga qeveria shqiptare.

    Ndryshe sot kanë mbërritur nga Turqia në Shqipëri 192 mijë doza vaksinash kineze “Sinovac”.

    Qeveria shqiptare njoftoi se ka siguruar gjithsej një milion doza vaksinash kineze “Sinovac” kundër COVID-19, duke negociuar me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e tyre.

    Nga kontrata e nënshkruar sot në Stamboll, parashikohet që fillimisht të blihen vetëm gjysma e kësaj ngarkese, pra 500 mijë doza, të cilat pritet të vijnë gjatë dy muajve të ardhshëm. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark