Rama nis ndërtimet në Thumanë me donacionin 1 milionësh të Behgjet Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama nis ndërtimet në Thumanë me donacionin 1 milionësh të Behgjet Pacollit

    Insajderi
    03 October 2020 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka nisur ndërtimet në fshatin e Thumanës, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tha se sot ka nisur ndërtimi i shtëpive në një hapësirë 12 hektarësh, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Sot nisi rindërtimi i shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizuese”, ka shkruar Rama.

    Mirëpo këto ndërtime Rama ka bërë të ditur se përveç buxhetit të tij shtetëror do të fus edhe donacionin e politikanit kosovar, Behgjet Pacollit.

     “Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të integrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

    Derisa në fund të këtij postimi Rama ka shkruar edhe një thënje popullore.

    “qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, ka përfunduar Rama.

    Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Shqipëri gjatë kohës kur ka ndodhur tërmeti kishte treguar se do të dhurojë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

    “Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, kishte shkruar Pacolli. /Insajderi.org

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/333845747943460


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark