×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama niset për vizitë dy ditore në Budapest

    Insajderi
    07 June 2021 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nisur drejt Budapestit, ku do ta realizojë një vizitë dy ditore.

    Është bërë e ditur se qëllimi i kësaj vizite do të jetë integrimi dhe marrëdhënia dypalëshe.

    Raportohet se Rama do të kthehet në Shqipëri më 9 qershor, në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet ta mbajë seancën për ta votuar nismën për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

    Në lidhje me këtë çështje, KosovaPress ka raportuar se nisma për shkarkimin e Metës pritet të thellojë krizën politike në Shqipëri.

    Edi Rama është përfaqësuesi i lartë institucional, i vetmi të cilin nuk do ta takojë sot kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po qëndron në Shqipëri për vizitën e parë zyrtare, pas marrjes së detyrës.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark