Rama njoftoi nisjen e pastrimit të kryeqytetit, por rruga e nënkryetarit Dushi mbeti e papastruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama njoftoi nisjen e pastrimit të kryeqytetit, por rruga e nënkryetarit Dushi mbeti e papastruar

    Insajderi
    15 May 2025 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e disa ditë, kryeqyteti i Kosovës është përballur me një situatë të vështirë për shkak të grumbullimit të mbeturinave, që ka sjellë kaos në disa zona të Prishtinës. Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama, njoftoi mbrëmë se është nisur procesi i pastrimit të hapësirave publike

    Megjithatë, jo të gjitha zonat janë pastruar ende. Të paktën jo ajo ku jeton nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi.

    Lexues të Insajderit kanë përcjellur pamje nga rruga “Bajram Kelmendi”, ku shihen kontinjerë të stërmbushur nga mbeturinat.

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi mbrëmë se Komuna po përballet me një sabotim të hapur nga ndërmarrja “Pastrimi”, një kompani publike që aktualisht po kalon një periudhë të vështirë për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë.

    Nga ana tjetër, punonjësit e kompanisë “Pastrimi” kanë ngritur shqetësime lidhur me kushtet e vështira të punës, si dhe mos-ekzekutimin e pagave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark