Rama: Nuk e negociojmë qeverinë, PD të vijë të ndryshojmë Kodin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Nuk e negociojmë qeverinë, PD të vijë të ndryshojmë Kodin

    Insajderi
    20 April 2017 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur sot me debatin për zgjedhjen e Presidentit dhe kërkesën e PS­-LSI drejtuar KQZ-­së për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish nga foltorja e Kuvendit se nuk do të negociojë me opozitën kërkesën e tyre për qeveri teknike.

    Rama tha se kjo qeveri është mandatuar nga vota e qytetarëve dhe do të jetë në detyrë deri në ditën e mandatimit të qeverisë së re. Ai ftoi opozitën të ulet në tryezë dhe të propozojë ndryshimet në Kodin Zgjedhore për të rritur besimin e saj te procesi elektoral i 18 qershorit, njofton Report TV.

    “Ne nuk negociojmë për mandatin që na ka dhënë populli. Mandati skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë përpjekje për të goditur destabilitetin e vendit, për të futur vendin në një rrugë paqartësie. Asgjë s’do të ndodhë tjetër, veç asaj që përcakton kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e tyre që të paraqiten përpara tyre me ofertat të cilat gjykohen prej tyre”

    “Ne jemi angazhuar që në fillim për të bërë një reformë zgjedhore shteruese lidhur me të gjitha rekomandimet e bëra nga arbitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR. Dhe kemi qenë e mbetemi të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve, apo ligjet e tjera që mund të lehtësojë psikologjikisht PD dhe mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje përpara shqiptarëve”, ka thënë Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark