Komuna e Prishtinës në tenderin mbi gjashtë milionë ka shpërblyer kompani me lidhje të afërta LDK-në dhe një kompani që kishte probleme më drejtësinë. Kjo kontratë u dha për “Ndërtimi i ishullit urban Arberi-Pallati i Rinisë”.
Gazeta Insajderi
Përparim Rama, ka dhënë tenderin 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban”.
Sipas njoftimit del se këtë tender e ka fituar konsorciumi “N.N.P. EURO CONSTRUCION; EURO ABI SH.P.K; Beni Contruction SH.P.K; Arifaj sh.p.k”.
‘Hisedar’ në këtë tender siç ka raportuar Gazeta Insajderi u bë ‘Beni Contruction SH.P.K’, pronari i secilës ishte arrestuar në vitin 2022. Arben Shahinit, i ishin vënë prangat nën dyshimet për ryshfet në rastin “Brezovica”.
Por, që Rama në këtë kontratë të ‘majme’ nuk la anash as persona të afërt me partinë.
Kompania tjetër, që ishte pjesë e këtij tenderi “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, ka lidhje me LDK-në.
Kush qëndron prapa “N.N.P. EURO CONSTRUCION”?
Kompania “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, është themeluar nga Bislim Morina në vitin 2013.
I njëjti ishte pjesë e partisë që udhëheq Prishtinën.
Bislim Morina në vitin 2014 ishte emëruar Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bislim Morina, në Komunën e Rahovecit, nga radhët e LDK-së.
Ai në profilin e tij ka të publikuar fotografi nga aktivitet në këtë parti.
Ndërkaq, pronari i Beni Contruction SH.P.K; që është po ashtu pjesë e këtij tenderi, ishte arrestuar në vitin 2022 nën dyshimet për ryshfet.
Kush është pronari i Beni Contruction dhe problemet me ligjin
Në tenderin mbi gjashtë milionë të Përparim Ramës, u shpërblye në konzorcium edhe kompania “Beni Contruction”.
Pronari i kësaj kompanie është Arben Shahini i cili kishte qëndruar prapa grilave si i dyshuar për rastin “Brezovica”.
Policia e Kosovës në vitin 2022 kishte arrestuar drejtorin e ndërmarrjes ndërtimore “Beni Construction SHPK”, Arben Shahinin.
Shahini siç ka raportuar Insajderi dyshohej se kishte bashkëpunuar me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq. Biznesmeni Shanini dyshohej se ka shërbyer si sekser i bosit të dikurshëm të Brezovicës i njohur si “Braca”.
Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit në ndihmë”./Insajderi.org/