Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse

    Insajderi
    12 May 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në Greqi, duke i falënderuar ata për mikpritjen.

    Rama mikpritjen e atyre shqiptarëve e quajti prekëse, duke u shprehur se e kanë emocionuar.

    “Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, nën këtë strehë kaq të madhe që ju e bëtë të duket kaq e vogël”.

    “Mirëseardhja juaj më emocionon, entuziasmi juaj më përulë, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj ma mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju njerëz të zakonshëm nga të katër anët e Shqipërisë, që jeni bërë shembëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark