Rama paralajmëron SPAK-un: Mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama paralajmëron SPAK-un: Mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim

    Insajderi
    12 February 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’ia marrë celularin.

    Ai tha se duhet të merren me faktet dhe jo të marrin telefonat e të gjithëve.

    “Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e Bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, u shpreh Rama sipas A2Cnn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark