Rama pas fillimit të punimeve në "Xhorxh Bush": E kemi policinë, e çon inspektoratin te shtëpia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama pas fillimit të punimeve në “Xhorxh Bush”: E kemi policinë, e çon inspektoratin te shtëpia

    Insajderi
    28 April 2025 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë rinisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë të hënën.

    Prezent aty ka qenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku është deklaruar shkurtimisht para mediave, shkruan Insajderi.

    I pari i Prishtinës ka theksuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e punimeve, do të intervenojë Policia e Kosovës.

    “E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka publikuar edhe pamje nga rifillimi i punimeve në një nga rrugët kryesore të Prishtinës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark