Rama për “France 24”: Në Maqedoni s’ka minoritet, por një etni shqiptare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për “France 24”: Në Maqedoni s’ka minoritet, por një etni shqiptare

    Insajderi
    01 April 2017 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “France 24” ka komentuar situatën në vend dhe në rajon, ku ka vlerësuar se Ballkani nuk është një fuqi baruti për Europën.

    Më tej gjatë intervistës, Rama ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë.

    “Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë 35 % shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është “Marrëveshja e Ohrit” e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”, u shpreh Rama.

    Gjithashtu kryeministri shqiptar ka komentuar edhe Reformën në Drejtësi ku ritheksoi se do të bëhet në bashkëpunim me BE-në.

    Duke e cilësuar të rëndësishëm integrimin e rajonit dhe të Shqipërisë në BE, Rama iu përgjigj pyetjes se nëse mendon se 27 vendet anëtare të BE janë lodhur me anëtarësime dhe do të mbyllin portat? “Nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit”, u përgjigj Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark