Siç e kemi parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në paraqitjet e tij publike nuk heziton të bëjë edhe shaka.
“Pre” e tyre ka qenë edhe Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK e një prej figurave të luftës së UÇK-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar të premten në profilin e tij në ‘facebook’ një video nga një promovim i një biznesi.
Derisa Rama flet me pronarin e këtij biznesi dhe bën ftesë edhe për kosovarët që të investojnë në Shqipëri me shije e pasion, pas shpine i afrohet deputeti dhe zyrtari i lartë i PDK-së.
Rama pasi e sheh, përshëndetet me Halitin dhe me shaka thotë për Halitin se “është një kriminel luftë që s’është kapur akoma”.
Një shaka të tillë të Ramës e kalon me humor edhe vetë Haliti i cili edhe e përqafon kryeministrin shqiptar.