Rama për Hamasin: Me ta nuk ka paqe, janë nazistë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për Hamasin: Me ta nuk ka paqe, janë nazistë

    Insajderi
    07 April 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një fjalimi të tij në Izrael, ku u nderua nga presidenti Isaac Herzog, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetje për zgjidhjen e dy shteteve në Lindjen e Mesme, por gjithashtu ka bërë një deklaratë të fortë për situatën në Gaza dhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

    Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë gjithmonë përkrahëse e zgjidhjes me dy shtete, por sipas tij, në këtë luftë, nuk ka mundësi për një zgjidhje me Hamasin.

    Ai e ka krahasuar Hamasin me nazistët, duke thënë se ata nuk janë një lëvizje rezistence, por përfaqësojnë nazistët e shekullit të ri.

    “Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty. Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, tha Rama në fjalën e tij, përcjell Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark