Rama për Lulzim Hetemin: S’ka më logjikë që i vetëvendosuri i vetëburgosur të qëndrojë në atë godinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për Lulzim Hetemin: S’ka më logjikë që i vetëvendosuri i vetëburgosur të qëndrojë në atë godinë

    Insajderi
    13 June 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka kuptuar qëndresën e Lulzim Hetemit, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, në këtë objekt.

    Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se nuk ka kuptim qëndrimi i mëtejshëm në objektin komunal të Leposaviqit nga ana e Hetemit, kur krijohen kushtet për zgjedhje në veri, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk funksionon dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal dhe të dali të marrë ajër jashtë godinës. Ajo që u bë me zgjedhjet është gjëja e duhur. Por, ajo u bë që edhe bashkitë, komunat me shumicë dërrmuese serbe të qeverisin shqiptarët. S’u bë për këtë. Ajo u bë për t’iu thënë serbëve që ju bojkotoni por mirë, ne s’i lëmë institucionet në vakuum. Amo në momentin kur krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme, s’ka më logjik të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku s’bëhet asnjë aktivitet”, deklaroi ai.

    Kryeministri Rama po ashtu tha se draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe s’e ka shkruar ai, por ekspert të nivelit botëror. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark