Rama për situatën në pishinën e Gërmisë: Besoj se këto ditë do të zgjidhet kjo çështje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për situatën në pishinën e Gërmisë: Besoj se këto ditë do të zgjidhet kjo çështje

    Insajderi
    24 July 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në lidhje me vlerësimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës se uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet mikrobiologjike, tha se pret që ky problem të zgjidhet së shpejti.

    “Për shkak të thatësisë së madhe pishina në Gërmi ka pasur problem edhe për mbushje e saj. Fillimisht e kanë pasur një marrëveshje me Ujësjellësin që t’i ndihmojë gjatë natës, por sa e di atë marrëveshje e kanë ndalur. Me çështjen e pastërtisë janë duke u marrë dhe besoj se këto ditë do të zgjidhet edhe kjo çështje”, tha Rama.

    Ndërmarrja publike “Sport Marketing” SH.A e menaxhon pishinën publike të Gërmisë në Prishtinë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark