×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për tërmetin në Kroaci: Shqipëria do të japë ndihmën modeste

    Insajderi
    29 December 2020 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tërmetin e rënë sot në Kroaci, ku janë raportuar deri më tani 6 viktima dhe dëme të shumta materiale.

    Kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur solidaritetin presidentit dhe kryeministrit kroat për këtë fatkeqësi dhe premton dhënien e ndihmës modeste për këtë situatë.

    “U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”- shkruan Rama në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark