Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu është drejtuar këtë të diel shqiptarëve me një mesazh të rëndësishëm, që lidhet me krizën energjetike, që sipas tij, ka prekur gjithë tregjet botërore.
Në një konferencë për media nga Kryeministria, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi, deri në fund të vitit”, tha Rama mes të tjerash.
“Nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative, që mund të ketë efekte tronditëse. Kriza e energjetikës sapo ka nisur të japë shenjat e saj në tregjet botërore. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë, jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit po afron bashkë me dimrin dhe rritjen e natyrshme të nevojës për ngrohje.