Rama shpreson që sivjet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama shpreson që sivjet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE

    Insajderi
    04 March 2016 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të martën se Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian,  ka shprehur angazhimin e saj personal që Shqipëria të hapë këtë vit negociatat e pranimit në BE.

    Këto komente i ka bërë ai vetëm një ditë pas takimit me Mogherinin.

    “Duke vlerësuar reformat dhe progresin e qendrueshëm të vendit, por edhe rolin e shkëlqyer të Shqipërisë në rajon e në arenën ndërkombëtare, Mogherini shprehu angazhimin e saj personal si edhe angazhimin institucional të BE për hapjen këtë vit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Me kusht që të kalojë reforma në drejtësi”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark