Rama prezanton “rregullat e reja” për rrugën "Agim Ramadani", gjoba deri në 80 euro nëse i shkelni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama prezanton “rregullat e reja” për rrugën “Agim Ramadani”, gjoba deri në 80 euro nëse i shkelni

    Insajderi
    05 May 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar gjoba për ata që shkelin rregullat e reja në rrugën “Agim Ramadani”, apo në pjesën e shenjëzuar si “Kutia e Verdhë”.

    Siç thotë Rama, të gjithë shoferët janë të obliguar si në vijim:

    – Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit dhe

    – Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku.

    Shkelësit e këtij rregulli, pritet të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark