Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vendosjen e kamerave të sigurisë në kryeqytet, shkruan Insajderi.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kamerat do t’i monitorojnë policia e Kosovës.
“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”, ka shkuar ai.
Postimi i plotë: