Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e ka përfunduar sot vizitën në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Clintonin, pak para largimit të tij.
Këtë fotografi Rama e ka përcjell edhe me një fjali me fjalët e ish-presidentit amerikan.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton”.
Dje, Bill Clinton në një ceremoni shtetëror u nderua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.