Rama punëtorëve të “Pastrimit”: Ne kemi me i mbrojtë të drejtat e juve si punëtorë, s’keni me qenë pa punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama punëtorëve të “Pastrimit”: Ne kemi me i mbrojtë të drejtat e juve si punëtorë, s’keni me qenë pa punë

    Insajderi
    19 May 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, pas krizës së fundit në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

    Në këtë takim, Rama u shpreh i vendosur për ta mbrojtur sigurinë e punës së tyre dhe për të garantuar të drejtat e punëtorëve, duke i akuzuar njëkohësisht disa struktura për sabotim me motive politike.

    “Ne kemi me i mbrojtë të drejtat e juve si punëtorë, s’keni me qenë pa punë. Kontratat kanë qenë të gatshme që nga dhjetori, edhe sot janë gati. Askush s’do të mbetet pa pagë apo pa vend pune,” tha Rama para sindikalistëve.

    Ai tha se përmes veprimeve politike është tentuar që të sabotohet puna e Komunës dhe të dëmtohet imazhi i tij si kryetar.

    “Kanë dashtë për përfitime të tyne me lënë me gjithë bërllok gjithë kryeqytetin, por ne sot e kurrë s’do e lejojmë. Për çështje puro-politike e sabotojnë punën dhe me qit keq kryetarin dhe kryeqytetin.”

    Rama u zotua se Komuna nuk do të bie më pre e asnjë lloj shantazhi dhe se të gjitha procedurat ligjore për zgjidhjen e problemit janë në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark