Rama qan humbjen e Juventusit, qytetarët i kërkojnë hapjen e kufijve për refugjatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama qan humbjen e Juventusit, qytetarët i kërkojnë hapjen e kufijve për refugjatë

    Insajderi
    16 March 2016 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama duket se është dëshpëruar nga humbja në minutat e fundit mes ndeshjes futbollistike Juventus-Bayern, pasi ka shkruar dy statuse në lidhje me këtë ndeshje, por për shumë qytetarë të Shqipërisë që i kanë komentuar duke e kritikuar për humbje kohe me futboll në një kohë kur Shqipëria është duke u përballur me shumë probleme bazike.

    Rama pasi shkroi në fillim një status ku lavdëronte lojën ekipore të Juventusit, më vonë ai shkroi një tjetër duke thënë se përkundër lojës së mrekullueshme, Bayern ka triumfuar me meritë.

    Por jo të gjithë qytetarët dhe ndjekësit e Ramës në Facebook u ka interesuar rezultati i ndeshjes.

    “A je në terezi more? Ke tre të shtëna me armë në kryeqytet ti thua Bayern Juventus”, ka shkruar një qytetar, teksa një tjetër i ka rekomanduar Ramës që të “shikojë se çfarë po ndodhë në Shqipëri përpara se të merret me Juventusin”.

    Të tjerë e kanë kritikuar Ramën se po merret me futboll në kohën kur në kufi po presin  qindra refugjatë nga Siria që të hynë në Shqipëri.

    Ka pasur edhe të atillë që po e lavdërojnë Ramën si një kryeministër modern që shikon futboll por edhe i kanë komentuar me ironi duke shkruar se edhe “Merkel ka shikuar ndeshjen Tirana-Partizani”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark