Rama reagon ndaj ndërtimeve ilegale: Nuk do të lejojmë të përsëriten – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama reagon ndaj ndërtimeve ilegale: Nuk do të lejojmë të përsëriten

    Insajderi
    17 July 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se nuk do të lejojnë të përsëritet periudha e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.

    Ai publikoi fotografitë e një vepre të Alban Mujës mbi ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, që tha se “rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës”.

    “Ndërtimet pa leje na kujtojnë një periudhë kohore të Kryeqytetit të cilën nuk do të lejojmë të përsëritet! “Ky ndërtim legal – ilegal” në mes të Prishtinës, është vepër e artistit Alban Muja në kuadër të Manifesta Biennial, por që rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës.”, shkroi Rama.

    “Alban Muja sot jeton në Berlin dhe arti i tij vazhdon të vlerësohet nga kritik me renome botërore te artit. Për mua, si Kryetar i Kryeqytetit, është kënaqësi e veçantë të shoh që artistët tanë, rikthehen në kryeqytet me veprat dhe talentin e tyre duke kthyer kështu edhe vëmendjen ndërkombëtare të artit dhe medias në Prishtinë”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark