
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.
Ai shpjegoi se ky vendim u mor pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues.
Rama theksoi se kjo masë është marrë pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme dhe se është në zhvillim një dialog pozitiv me kompaninë TikTok.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve”, shkroi ai.