Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë, shkruan veç një fjalë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë, shkruan veç një fjalë

    Insajderi
    13 March 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kaloi një ditë në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Fotografisë, ai i ka vendosur veç një fjalë; burrë, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.

    Vizita e Thaçit në QKUK u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të përcaktuara nga Gjykata Speciale, e cila e mban në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

    Presidenti Hashim Thaçi pati mundësinë ta takonte babain e tij në QKUK, ku qëndroi për 4 orë. Gjatë vizitës, u raportua se ai pati mundësinë të takohej jo vetëm me babanë e tij, por edhe me gruan dhe nënën e tij.

    Thaçi kishte bërë kërkesë për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë që nga fundi i janarit, por kërkesa e tij ishte refuzuar dy herë.

    Në spital ishin të pranishëm edhe dhjetëra qytetarë që e përshëndetën dhe brohoritën emrin e ish-Presidentit Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark