Për rastin e sulmit në drejtim të zyreve të televizionit Top Channel ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi për agresion kriminal me pasojë të humbjes edhe të një jete.
Rama ngushëlloi familjen e të vrarit dhe u solidarizua me kompaninë mediatike.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.