Rama: Rritje e “temperaturës politike” në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Rritje e “temperaturës politike” në Ballkan

    Insajderi
    31 March 2017 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Temperatura politike” në Ballkan ka shënuar rritje në mënyrë të rëndësishme, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për gazetën zvicerane, Tages-Anzeiger, në intervistën që është botuar dje, duke i cituar tensionet në Maqedoni lidhur me minoritetin shqiptar.

    Rama, njëherësh lider i Partisë Socialiste, roli i të cilit për ndihmën e organizimit të shqiptarëve në Maqedoni është kritikuar nga disa si përzierje e jashtme jo përkatëse, tha se gjërat mund të përkeqësohen.

    “Ne vetëm kemi kërkuar që qeveria në Shkup t’i respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar”, tha Rama, i cili i ka akuzuar autoritetet në Maqedoni se e kanë bllokuar shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në nivel shtetëror, megjithëqë shqiptarët etnikë e përbëjnë një të katërtën e popullatës 2 milionëshe në Maqedoni.

    Kryeministri Edi Rama tha se në faktorë të tjerë që kontribuojnë në rritjen e emocioneve, përfshihen edhe atë që ai i quan provokime të Serbisë kundër Kosovës, duke e përmendur dërgimin e trenit me ngjyra të flamurit serb dhe me thënien “Kosova është Serbi”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark