
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti e tij të fitores, përballë qindra simpatizantëve që i dhanë mbështetjen për një tjetër mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Rama e quajti këtë fitore si një “bast historik të fituar” dhe e lidhi atë me një epokë të re për shqiptarët.
“Mandati që kemi përpara i përket një epoke ku populli shqiptar nuk do të njihet më si dytësor”, deklaroi Rama.
“I japim fund historisë si një popull i dorës së dytë, ku do t’u dorëzojmë fëmijëve tanë një ulëse në familjen europiane. Ky është një mandat me një Shqipëri të re, ku ne do ta rrisim prodhimin tonë kombëtar.”
Ai shtoi se gjatë këtij mandati qeveria do të fokusohet në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
“Do t’i rrisim të ardhurat për frymë. Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik, do ta rrisim pagën e përgjithshme mesatare.”
Në përmbyllje, Rama theksoi se do të ketë më shumë përkushtim për shtresat në nevojë, veçanërisht për pensionistët.
“Ky është një mandat ku do t’u jemi më pranë si asnjëherë më parë pensionistëve.”