Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Insajderi
    30 June 2025 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shpreson që pas tetorit, kryetar i kryeqytetit të jetë “ai që e meriton”.

    Ai tha në Frontal në T7 se “është mirë” që kjo nuk vendoset me vendim nga individë si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili i tha atij sot se në vjeshtë, kur mbahen zgjedhjet lokale, duhet të gjejë punë tjetër.

    “Është mirë që është te vota e kryeqytetit, e qytetarëve të kryeqytetit, jo te personat individualë që e marrin këtë vendim, prandaj qytetarët e kryeqytetit le ta vendosin kush është meritor, a është ai që ka punu me zemër e me shpirt gjatë këtyre katër viteve për me e transformu kryeqytetin, apo ata të cilët e kanë sabotu dhe e kanë blloku”, tha Rama.

    Rama tha se “unaza e jashtme është jetike për kryeqytetin”, ndërsa tregoi sfidat që tha se i ka pasur për të bashkëpunuar me nivelin qendror.

    “Qytetarët qartazi e shohin kush është duke punu”, tha ai.

    Rama tha se i ka kërkuar Kurtit disa herë që të takohen.

    “Ja që kryeministri nuk e ka pa të rrugës që të vijë sepse thotë ‘jemi ende të lënduar që na e ke marrë Prishtinën’”, tha ai.

    Kryetari i Prishtinës tha se po mendon se “çfarë ka ndodhur me Kosovën këto 4-5 vite”.

    “Paramendo çka kish me ndodhë me Prishtinën po ta kishin këta. Është një ‘mindset’ destruktiv, i rrezikshëm, që nuk duhet me e leju”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark