
Tiranë sot është trazuar nga protesta e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.Protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kreu i PD-së, Berisha për të marrë kontrollin e selisë së partisë.
Gazetari i njohur nga Shqipëria Artan Hoxha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka komentuar protestën e dhunshëm që ndodhi gjatë ditës së sotme para selisë së Partisë Demokratike.
Hoxha tha se gjithë kjo situata e krijuar sot nga Berisha dhe Basha ka qenë në favore të Edi Ramës.
Sipas Hoxhës, sot Rama me një kuti me kokoshka është ulur para televizionit dhe ka shijuar skenën që ka ndodhur përballë rivalëve të tij politik.
“Gjithë kjo situatë i shkonë në avantazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama cili paska lindur me fat nuk kam parë një qeveri që të mos ketë kundërshtar dhe ta ketë kaq të thjeshtë luftën politike, reagimi i tij ka qenë vetëm një status qesharak sot në Instagram. Kryeministri i Shqipërisë sot me një kuti me kokoshka është ulur para televizionit dhe ka shijuar skenën që ka ndodhur përballë kundërshtarëve të tij politik. Kjo ka qenë situatë shumë e favorshme për kryeministrin”, tha Hoxha për Insajderin./XhenetaUka/Insajderi.org