Kryetari i Prishtinës, Përpara Rama, e ka takuar Ilir Kapitin, ambasadorin e Kosovës në Britani të Madhe.
Rama në postimin që ka bërë për takimin, e ka uruar Kapitin edhe për objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në Mbretëri të Bashkuar e cila buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 7 milionë euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndryshe, javën e kaluar është raportuar se Kosova ka vendosur ta blejë vilën që dikur i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan.
Objekti do të shndërrohet në Ambasadë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.
“Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter, shkruan Gazeta Insajderi.