Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me homologun grek Mitsotakis, gjatë vizitës zyrtare në Greqi.
Rama u shpreh se diskutuan për situatën e koronavirusit, por edhe për zhvillimin strategjik të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, – shkruan Rama.