Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
Rama e takoi Sarkozyn në shtëpinë e tij në Paris teksa thotë se ka privilegjin që të këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, ka shkruar Rama.