Rama thotë se ata që nuk kujdesen për qentë e adoptuar mund të gjobiten deri në 3 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama thotë se ata që nuk kujdesen për qentë e adoptuar mund të gjobiten deri në 3 mijë euro

    Insajderi
    01 April 2025 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Bekim Brestovci, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Qendrën për trajtimin e qenve endacakë.

    Të dy, gjatë kësaj vizite, panë nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.

    Sipas Ramës, kjo punë po e lehtëson edhe jetën e qytetarëve të Prishtinës.Ai ka kritikuar qeverinë për mosdhënien e ndihmës për çështjen e qenve endacakë.

    Rama po ashtu bëri me dije se do të jepen gjoba për ata që nuk kujdesen për qentë. Sipas tij, gjobat do të jenë deri në 3 mijë euro, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark