×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama thotë se Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë

    Insajderi
    08 June 2021 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Sofje është pyetur nga një gazetar bullgar nëse mbështet ndryshimet e kufijve në Ballkan.

    Rama, që në Sofje ishte për t’u takuar me kryeministrin bullgar Stefan Janev, ka thënë se Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë dhe se çdo ditë e kaluar pa e bërë këtë është një vonim më tepër.

    “Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur që duhet bërë, shpresoj që përmes dialogut njohja e ndërsjellë do të vijë më herët”, ka thënë Rama, raporton “Top Channel”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark