Rama tregon çfarë i tha Macron: Nuk do të hap rrugë për vizat nëse Kosova nuk pranon planin franko-gjerman – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama tregon çfarë i tha Macron: Nuk do të hap rrugë për vizat nëse Kosova nuk pranon planin franko-gjerman

    Insajderi
    19 October 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar se çfarë i tha presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Rama deklaroi se Macron i tha se nuk do të hapë rrugë për liberalizimin e vizave nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë planit franko-gjerman.

    Duke folur për gazetarin Blendi Fevziu, Rama se Macron është i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht.

    “Si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët është I lënduar që edhe pse është angazhuar me Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Dekalrata e tij është shumë e qartë”, tha Rama në Opinion në Klan.tv, transmeton Gazeta Express.

    Rama tha se u sulmua pas deklaratës së Macron, sikur ai të kishte fuqinë t’i thoshte Macronit “bërë këtë apo atë”.

    Diskutimi rreth deklaratave të presidentit Macron.

    Blendi Fevziu: E para si e kuptuat dhe natyrisht ju keni informacion shtesë nga ne, si e interpretoi Presidenti Macron deklaratën e tij që ‘ne do të pezullojmë vizat për Kosovën’. ‘Suspendu’ tha.

    Edi Rama: Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman.

    Blendi Fevziu: Çfarë kishte ai parasysh me “nuk do t’i hap rrugë”? Vizat?

    Edi Rama: Po, natyrisht!

    Blendi Fevziu: Pra Macron ishte i drejtpërdrejtë që nuk do të lejojë vizat në qoftë se Prishtina nuk pranon planin. Po në qoftë se Vuçiç nuk e pranon planin?

    Edi Rama: E tha edhe në konferencë.

    Blendi Fevziu: Po se pati komente më pas që nuk e ka thënë ashtu, e ka thënë në një këndvështrim tjetër? U ngjallën mjaft diskutime.

    Edi Rama: Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark