Rama ul tonet me Athinën: Nuk doja të fyeja askënd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama ul tonet me Athinën: Nuk doja të fyeja askënd

    Insajderi
    22 November 2016 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ulur tonet në raport me shtetin e Greqisë, duke thënë se deklaratat e tij ndaj çështjes Çame nuk kanë pasur qëllim të fyejnë shtetin fiqnj.

    Në intervistën e dhënë për televizionin grek “Skai”, ai ka përdorur argumenta miqësorë kur është pyetur në lidhje me postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook të Akropolit me xhami, të shoqëruar me postimin, sipas të cilit në Athinë është folur shqip.

    Skai ka transmetuar një fragment të intervistës ku flitet për këtë çështje, për të cilën Rama është përgjigjur.

    “Nuk doja të fyeja askënd, doja të tregoja se sa afër janë dy popujt, grekët dhe shqiptarët”, duke përdorur kështu gjuhë të ndryshme nga sa ka përdorur në Shqipëri në lidhje me këtë çështje, shkruan Lapsi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark