Rama: Unë flas për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Unë flas për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës

    Insajderi
    18 October 2016 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rama tha se nga reagimet në rrjetet sociale, vizita e tij në Beograd është marrë me pozitivitet, ndryshe nga gojët e liga që nisin e flasin për polemika.

    “Besoj se me vizitën në Beograd është hedhur një hap përpara për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë”, tha ai në një intervistë për “News 24”.

    I pyetur nëse ishte i ftuar pala kosovare në Serbi, kreu i qeverisë tha se kjo gjë i takon Kosovës dhe jo atij.

    “Unë kur flas për çështjet e Kosovës, flas në emrin tim dhe jo të palës kosovare. Unë nuk kam kujt t’i marr leje që të flas për Kosovën”, shtoi Rama.

    “Kosova ka lidershipin e vet dhe ajo flet vetë për çështjet kryesore të vendit. Unë flas për të gjitha çështjet që janë në interes të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, pasi një e mirë që ndodh në një vend, është një e mirë për të gjithë ne”, tha kryeministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark