Pak ditë pasi në krye të ndërmarrjes “Parking Prishtina” u vendos Sokol Havolli ish-këshilltar i Isa Mustafës, Përparim Rama sot ka zgjedhur një anëtarë të LDK-së në krye të ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”. Bardh Krasniqin, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale.
Bardh Krasniqi, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”. Ai kishte aderuar në LDK verën e vitit 2021.
Krasniqi ka fituar më së shumti pikë në garën për të qenë kryeshef i “Sport Marketingut”, bazuar në vlerësimin veçmas dhe të pavarur nga komisioni vlerësuar, siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës të enjten.
Ai është vlerësuar me 37 pikë. Kandidati Arton Shabani ka pasur 28 pikë, Fitim Havolli 25.5 dhe Valon Berisha 25.
Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga LDK-ja me kryetarin Përparim Rama.
Për emërime politike në Komunën e Prishtinës ka pasur akuza nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje akuzoi LDK-në ditë më parë se ka emëruar politikisht kryeshefin e “Prishtina Parkingut”, Sokol Havolli.